OKB-ja: Mbi 187 mijë njerëz janë zhvendosur në Gaza

10 tetor 2023 | 11:53

Më shumë se 187 mijë njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës, sipas agjencisë së OKB-së që punon me refugjatët palestinezë.

Në përditësimin e saj të fundit, UNRWA ka njoftuar se 187 518 janë detyruar të ikin – një shifër që ajo thotë se “pritet të rritet më tej”, shkruan “Euronews”.

Gati 137 mijë persona të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) janë strehuar në 83 shkolla të UNRWA në të gjithë enklavën e rrethuar palestineze, ndërsa vazhdojnë sulmet e rënda ajrore izraelite.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka njoftuar se trupat e 1500 militantëve të…