OKB-ja paralajmëron valë të nxehtit në mbarë botën

18 korrik 2023 | 15:20

Bota duhet të jetë gati për temperatura gjithnjë e më intensive pasi në vendet në hemisferën veriore po shfaqet në rritje. Ky është paralajmërimi i bërë ditën e sotme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen në intensitet dhe bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive”, u tha gazetarëve në Gjenevë John Nairn, këshilltar i lartë për nxehtësinë ekstreme në Organizatën Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, në Greqi dhe në Itali, shtete të cilat ndodhen në qendër të anticiklonit afrikan, po regjistrohen temperatura ekstreme.

Mediet raportojnë se në 43 komuna të Sardenjës nga 377, pragu i 40 gradëve u tejkalua të hënën dhe sot vendet që do të regjistrojnë valën rekord të vapës mund të jenë më të shumta.

Gjatë orëve të natës i nxehti vijon të jetë prezent ndërsa temperaturat minimale shkojnë nga 20 deri në 26 gradë, në mungesë të erës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me datë 18 korrik në orën 9:00 në varrezat…