OKB-ja tregon sa anije ushqimore ukrainase janë brenda dhe jashtë porteve

25 gusht 2022 | 14:35

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka treguar se dhjetëra anije brenda dhe jashtë portës së Ukrainës janë të ngarkuara me produkte ushqimore.

“Dhjetëra anije kanë lundruar brenda dhe jashtë porteve të Ukrainës, të ngarkuara deri më tani me 720,000+ tonë metrikë produkte ushqimore, si pjesë e Iniciativës për drithërat e Detit të Zi”, ka shkruar ai në Twitter, të enjten.

“Një demonstrim i fuqishëm i asaj që mund të arrihet, madje edhe në kontekstet më shkatërruese, kur vendosim njerëzit në radhë të parë”, ka shtuar ai.

Muajin e kaluar ishte arritur një marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për lejimin e eksportit të mallrave të Ukrainës – marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person, i moshës rreth 69 vjeç, është gjetur pa…