OKB-ja vendos për herë të parë sanksione për trafikim me njerëz

08 qershor 2018 | 11:44

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, u ka vënë sanksione gjashtë liderëve të rrjeteve të trafikimit me njerëz në Libi, duke shënuar herën e parë që trafikantët shtohen në listën e sanksioneve ndërkombëtare.

Në mesin e të listuarve janë katër libanezë, duke përfshirë udhëheqësin e njësisë së rojës bregdetare rajonale dhe dy persona nga Eritrea.

Kontrabandistët kanë shfrytëzuar pasigurinë në Libi për të bartur qindra mijëra emigrantë përmes detit në Evropë, raporton “Rel”.

Disa emigrantë janë vendosur në qendra të ndalimit dhe janë goditur nga trafikantët.

Sanksionet, të cilat u ndalojnë këtyre personave udhëtimin global dhe ngrirjen e aseteve, janë si rezultat i një propozimi holandez të përkrahur ndërkombëtarisht.

Propozimi është prezantuar më 1 maj, mirëpo është zvarritur nga Rusia, e cila ka kërkuar analizimin e të dhënave kundër gjashtë personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat…