OKB-ja voton pro hetimit për vrasjet në Gaza

19 maj 2018 | 08:20

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro dërgimit të një ekipi hetues ndërkombëtar për krimet e luftës, në mënyrë që të hetohen vrasjet e protestuesve në Gaza nga forcat izraelite.

Vetëm dy prej 47 anëtarëve të Këshillit, Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës. Ndërsa, 29 votuan për dhe 14 abstenuan, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Në rezolutë thuhet se një ekip ndërkombëtar duhet t’i hetojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara, në kontekstin e sulmeve ushtarake në protesta civile.

Shefi i Këshillit për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, në një deklaratë këmbënguli se shumë prej të lënduarve dhe të vrarëve ishin tërësisht të paarmatosur.

Nga protestat në Gaza, janë vrarë 60 persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri francez i Teknologjisë, Mounir Mahjoubi, ka treguar publikisht orientimin…