OKB: Rreth 2,3 milionë venezuelas janë larguar nga vendi

08 nëntor 2018 | 17:34

Të paktën 2,3 milionë persona janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015, pas një klime pasigurie të krijuar nga kriza më e rëndë ekonomike dhe politike që po përjeton ky shtet, ka njoftuar  sot OKB-ja.

Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për migrantët (IOM) ka raportuar përmes një komunikate për shtyp se rreth tre milionë venezuelas jetojnë aktualisht jashtë vendit, përfshirë 2,4 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

William Spindler, zëdhënës i UNHCR-së ka sqaruar për mediet se të paktën 2,3 milionë refugjatë dhe migrantë venezuelas janë larguar nga vendi që nga viti 2015.

Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen Kolumbisë dhe Perusë./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodrigez po del të jetë problemi i madh i…