Olta Gixhari flet për shtatzëninë dhe gjininë e bebit

22 maj 2020 | 15:54

Olta Gixhari pak ditë më parë konfirmoi lajmin e bukur se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë. Aktorja postoi një foto nga pushimet e vitit të kaluar ku shfaqej me partnerin, të cilit ia kishte mbuluar fytyrën duke e puthur e përqafuar.

Ditën e sotme aktorja ka postuar në “Instagram” një foto gjatë një udhëtimi me makinë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë. Në përshkrimin krah fotos, Olta i falënderon të gjithë për urimet dhe premton se së shpejti do postojë një foto ku tregon barkun.

“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja,ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shume shpejtë do postoj një foto(modeste) me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë”, ka shkruar  Olta në “Instagram”.

Fakti që aktorja ka përmendur fjalën bebush të gjithë kanë menduar se ajo po pret një djalë. Mirëpo Olta e ka mohuar këtë në një postim tjetër ku shkruan se nuk e ka zbuluar akoma gjininë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në…