Latifi fton rahovecasit që Bajramin ta festojnë pa aktivitete publike

22 maj 2020 | 15:50

Pas mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit, pjesë e të cilës janë institucione të ndryshme komunale përfshirë këtu kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifin dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Rahovec, përfaqësuesit e Teqës së Madhe të Halvetive dhe Teqës së Rrufaive, të gjithë së bashku kanë bërë një thirrje për kujdes gjatë festimit të festës së Fitër Bajramit.

Thirrja nga kryetari Latifi dhe përfaqësuesit fetar për qytetarët e komunës së Rahovecit ishte, që kësaj radhe festën e Fitër Bajramit ta festojnë pa aktivitete publike dhe t’ia urojmë festën njëri-tjetrit në përputhje të plotë me gjendjen pandemike, duke i zbatuar dhe përfillur edhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës e të Bashkësisë Islame në Rahovec, gjithashtu, edhe të Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit.

“Urojmë dhe shpresojmë që thirrjes sonë t’i bashkohen dhe ta respektojnë të gjithë qytetarët tanë! Urime festa e Fitër Bajramit, paçi shëndet dhe gëzime në familjet tuaja!”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm i kësaj…