Olta Gixhari: Jam e bindur që Luizi do ta fitojë Big Brotherin, e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit

16 prill 2023 | 16:34

Olta Gixhari ka pak javë që u largua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.

Ajo doli me dëshirë pasi nuk mund të qëndronte më shumë për shkak të mallit që ndiente për të birin.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.

“Luizi. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse unë e kam shprehur e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit e kam kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj”, u shpreh Gixhari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

“Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi artistja e njohur.

Olta përndryshe ka qenë njëra nga konkurrentet pretendente për të fituar Big Brotherin, një kundërshtare e madhe e artistit shkodran.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aidan Hehir, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Westminsterit…