Onana: Faji për humbje është i imi

21 shtator 2023 | 11:40

Portieri i Manchester United, Andre Onana nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Manchester United, duke bërë disa gabime trashanike.

“Djajtë” humbën ndeshjen e parë të Grupit A në transfertë 4-3, teksa e pësuan golin e parë ndaj Bayern Munchen pas gabimit të ish-portierit të Interit.

“E pranoj fajin dhe përgjegjësin e golit të parë. Sigurisht që mund të kisha bërë më mirë, por tashmë nuk ka vlerë asnjë diskutim rreth kësaj teme. Nëse nuk do të ishim penalizuar prej atij rasti, rezultati nuk do të ishte negativ për ne. Unë prisha balancat e më pas dha ndikim te loja”, ka thënë Onana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër…