OpEd nga Albanians For America: Sa më parë Kosova në NATO, më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor
Anëtarësimi i Kosovës në NATO përveç se një prioritet shtetëror, është domosdoshmëri dhe garanci e stabilitetit jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Zhvillimet në aspektin e sigurisë në Evropë dhe rritja e mundësive për t`u përballur me situata të komplikuara në sferën e sigurisë, e shtrojnë nevojën që ky proces të mos zvarritet, por të përshpejtohet. Sa më parë që Kosova të jetë në NATO, më shumë siguri do të ketë në Ballkanin Perëndimor. Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës kanë treguar mjaftueshëm urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë mbetet shembulli më tipik i këtij rreziku. Një grup i organizuar dhe i armatosur rëndë sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Edhe më tej, kryeterroristi Milan Radojçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërkaq tre sulmues të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Refuzimi i autoriteteve serbe për t`i dorëzuar te autoritetet e drejtësisë së Kosovës atë dhe personat e tjerë të përfshirë, përbën mesazh shqetësues për gjithë rajonin. Sikur nuk mjaftoi ky akt, ndaj në nëntor 2024, u krye edhe një akt tjetër terrorist ndaj infrastrukturës kritike, respektivisht u dëmtua rëndë kanali Ibër-Lepenc. Pikërisht për këtë arsye, anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet parë si instrument parandalues, jo si burim tensioni. Në këtë kontekst, më 30 prill 2026, kongresisti republikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, së bashku me kongresistët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, prezantoi Rezolutën H.Res.1246, e cila shpreh mbështetje të qartë për integrimin e Kosovës në NATO dhe u bën thirrje vendeve anëtare të Aleancës që ende nuk e kanë njohur Kosovën t`i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.
Kjo rezolutë përfaqëson një vlerësim strategjik të zhvillimeve të fundit në Evropë, një paralajmërim për rreziqet që po shfaqen në Ballkanin Perëndimor dhe një ide të qartë për mënyrën se si mund të forcohet siguria euro-atlantike në një periudhë delikate të sigurisë në aspektin ndërkombëtar. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm interes i Kosovës, por edhe i vetë NATO-s, i stabilitetit rajonal dhe i sigurisë evropiane. Në realitetin e sotëm gjeopolitik, mos anëtarësimi i Kosovës paraqet rrezik më të madh sesa anëtarësimi i saj.
Nga të gjitha debatet që zhvillohen sot për sigurinë euro-atlantike, anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje e qartë. Për më shumë se dy dekada, Kosova ka dëshmuar se është një histori suksesi e investimit strategjik të NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara. Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, ndaloi një katastrofë humanitare dhe krijoi kushtet për ndërtimin e një shteti demokratik dhe properëndimor. Sot, Kosova është ndër vendet me mbështetjen më të lartë për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara në rang global. Orientimi euro-atlantik është pjesë e identitetit të shoqërisë kosovare, ndaj Rezoluta e kongresistit Self është në harmoni të plotë me këtë realitet. Kjo Rezolutë vjen në momentin e duhur në raport me zhvillimet në kontinentin evropian, ngase Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më të ekspozuara ndaj përpjekjeve destabilizuese. Në këtë kontekst, Serbia vazhdon të paraqesë faktor rrezik për stabilitetin rajonal. Ndonëse formalisht aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Beogradi vazhdon të refuzojë harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duke mbajtur marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake me Moskën dhe Pekinin.
Paralelisht, Serbia ka investuar miliarda euro në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të saj ushtarake. Gjatë viteve të fundit ajo ka blerë sisteme të avancuara armësh nga Rusia, Kina, Franca dhe vende të tjera, duke krijuar potencialin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor. Fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse, Serbia vazhdimisht e ka shoqëruar me retorikë nacionaliste, me mospranim të realitetit politik dhe me përpjekje të vazhdueshme për destabilizim.
Në një situatë të tillë, zmbrapsja e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për ta cenuar integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, me tendencë për destabilizim të Ballkanit mund të prevenohet vetëm kur NATO-ja ta hapë derën për Kosovën.
Historia e Aleancës dëshmon se NATO-ja i parandalon konfliktet. Vendet që bëhen pjesë e mekanizmit të mbrojtjes kolektive, sipas Nenit 5, do të jenë pjesë të një sistemi që garanton stabilitet afatgjatë.
Kësisoj, Kosova në NATO do të shmangte çfarëdo përpjekje të Serbisë apo faktorëve të tjerë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Duke reduktuar mundësinë që veriu i Kosovës të mbetet vatër potenciale e përshkallëzimit, në të njëjtën kohë do të përçohej mesazhi i fuqishëm dhe i qartë se kufijtë, integriteti dhe sovraniteti i Kosovës janë të pacenueshëm.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO-n, do ta forconte vet Aleancën Veri-Atlantike. Një partner më shumë, më shumë siguri. Kosova ka bërë hapa konkretë në drejtim të plotësimit të standardeve, të cilat e ofrojnë me aleancën më të fortë ushtarake në botë.
Forca e Sigurisë së Kosovës po transformohet sipas standardeve të Aleancës dhe institucionet e saj bashkëpunojnë ngushtë me partnerët perëndimorë. Për dallim nga shumë vende të tjera që kërkojnë afrim me NATO-n për arsye pragmatike, Kosova e sheh Aleancën si pjesë të identitetit të saj strategjik.
Një nga argumentet më të forta në favor të anëtarësimit të Kosovës në NATO është transformimi i jashtëzakonshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë viteve të fundit. Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhjetëvjeçar, FSK-ja ka kaluar nga një forcë me mandat kryesisht civil në një forcë moderne mbrojtëse, të organizuar dhe të trajnuar sipas standardeve të Aleancës Veri-Atlantike.
Investimet në sektorin e mbrojtjes janë rritur ndjeshëm, ndërsa Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë për modernizimin e kapaciteteve të saj ushtarake. Në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë perëndimorë, FSK-ja është pajisur me sisteme moderne të lëvizshmërisë taktike, automjete të blinduara, sisteme të avancuara të komunikimit dhe pajisje të tjera që rrisin gatishmërinë operacionale dhe aftësinë mbrojtëse të vendit.
Veçanërisht i rëndësishëm ka qenë partneriteti me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë luajtur rol kyç në trajnimin, profesionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Programet e përbashkëta të stërvitjes, edukimi ushtarak në akademitë amerikane, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë kontribuar në krijimin e një force që sot operon sipas doktrinave dhe procedurave të NATO-s.
FSK-ja ka përfituar përvojë edhe nga pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare paqeruajtëse sikurse që është ai në Gaza, që ka derivuar nga anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes me ftesë të presidentin amerikan, Donald Trump.
Në këtë kuptim, me anëtarësim në NATO, Kosova nuk do të ishte vetëm përfituese e sigurisë kolektive, por edhe kontribuuese e saj.
Prandaj, propozimi i kongresistit Keith Self meriton vëmendje serioze në Uashington, Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s.
Ai paraqet saktë domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke përfillur arkitekturën e sotme të sigurisë dhe duke pas parasysh faktin se zonat gri të sigurisë nuk prodhojnë stabilitet, por pasiguri.
Kosova nuk po kërkon një favor, por vetëm vendin e merituar në familjen euroatlantike, sepse Kosova i përket NATO-s.
NATO-ja nuk duhet të lejojë që një nga partnerët e saj më të besueshëm, në një nga rajonet më të ndjeshme të Evropës, të mbetet ende jashtë Aleancës.

————
Op-Ed by Albanians for America
The Sooner Kosovo Joins NATO, the More Secure the Western Balkans Will Be
Kosovo’s membership in NATO is not only a national priority but also a necessity and a guarantee of stability not only for Kosovo, but for the entire region.
Developments in the European security landscape and the growing likelihood of confronting complex security challenges underscore the need to accelerate this process rather than delay it. The sooner Kosovo becomes a member of NATO, the more secure the Western Balkans will be.
Serbia’s continued efforts to destabilize Kosovo have demonstrated the urgency of Kosovo’s accession to NATO.
The terrorist attack of September 24, 2023, in Banjska remains the clearest example of this threat. A heavily armed and organized group attacked the Kosovo Police, killing Sergeant Afrim Bunjaku. To this day, the chief perpetrator, Milan Radojçiq, remains free in Serbia, while three other attackers have been sentenced to life imprisonment. Serbia’s refusal to hand over Radoičić and others involved to Kosovo’s judicial authorities sends a deeply troubling message to the entire region.
As if this were not enough, in November 2024 another terrorist act targeted critical infrastructure, severely damaging the Ibër-Lepenc canal.
For precisely these reasons, Kosovo’s NATO membership should be viewed as a preventive instrument—not as a source of tension.
In this context, on April 30, 2026, Republican Congressman Keith Self, Chairman of the Europe Subcommittee of the U.S. House Foreign Affairs Committee, together with Congressmen Ritchie Torres and Mike Lawler, introduced Resolution H.Res.1246. The resolution expresses clear support for Kosovo’s integration into NATO and calls on NATO member states that have not yet recognized Kosovo to reconsider their positions.
This resolution represents a strategic assessment of recent developments in Europe, a warning about emerging risks in the Western Balkans, and a clear vision for strengthening Euro-Atlantic security during a delicate period for international security.
Therefore, Kosovo’s accession to NATO is not only in Kosovo’s interest, but also in the interest of NATO itself, regional stability, and European security. In today’s geopolitical reality, keeping Kosovo outside NATO poses a greater risk than admitting it.
Among all current debates concerning Euro-Atlantic security, Kosovo’s NATO membership should be one of the clearest issues.
For more than two decades, Kosovo has demonstrated that it is a success story of NATO’s and the United States’ strategic investment. NATO’s intervention in 1999 halted a humanitarian catastrophe and created the conditions for building a democratic and pro-Western state.
Today, Kosovo ranks among the countries with the highest levels of public support for NATO and the United States worldwide.
Euro-Atlantic orientation is an integral part of Kosovo’s identity, making Congressman Self’s resolution fully aligned with this reality.
The resolution comes at the right moment given developments across Europe, as the Western Balkans remain one of the regions most vulnerable to destabilizing influences.
In this context, Serbia continues to represent a risk factor for regional stability. Although it formally aspires to join the European Union, Belgrade continues to refuse alignment with the EU’s foreign and security policy by declining to impose sanctions on Russia while maintaining close political, economic, and military ties with Moscow and Beijing.
At the same time, Serbia has invested billions of euros in modernizing and expanding its military capabilities. In recent years, it has acquired advanced weapons systems from Russia, China, France, and other countries, creating the largest military potential in the Western Balkans. This military buildup has consistently been accompanied by nationalist rhetoric, rejection of political realities, and persistent destabilizing efforts.
Under such circumstances, Serbia’s continued attempts to undermine Kosovo’s sovereignty and territorial integrity—and to destabilize the wider region—can only be effectively deterred once NATO opens its doors to Kosovo.
The history of the Alliance demonstrates that NATO prevents conflicts. Countries that become part of the collective defense mechanism under Article 5 enter a system that guarantees long-term stability.
Kosovo’s membership in NATO would deter any attempts by Serbia or other actors to destabilize Kosovo and the region. By reducing the possibility that northern Kosovo remains a potential flashpoint for escalation, NATO membership would send a strong and unequivocal message that Kosovo’s borders, sovereignty, and territorial integrity are inviolable.
Kosovo’s membership would also strengthen the Alliance itself. One more partner means greater security.
Kosovo has taken concrete steps toward meeting NATO standards. The Kosovo Security Force (KSF) is being transformed according to Alliance standards, while Kosovo’s institutions cooperate closely with Western partners. Unlike many countries that seek closer ties with NATO for purely pragmatic reasons, Kosovo views the Alliance as part of its strategic identity.
One of the strongest arguments in favor of Kosovo’s NATO membership is the remarkable transformation of the Kosovo Security Force over the past decade. In line with its Comprehensive Ten-Year Transition Plan, the KSF has evolved from a force with a primarily civilian mandate into a modern defense force organized and trained according to NATO standards.
Investment in the defense sector has increased significantly, and Kosovo has taken concrete steps to modernize its military capabilities. In close cooperation with the United States and other Western allies, the KSF has been equipped with modern tactical mobility systems, armored vehicles, advanced communication systems, and other equipment that enhance operational readiness and defensive capabilities.
Particularly important has been the partnership with the United States, which has played a key role in training, professionalizing, and strengthening the KSF. Joint training programs, military education at American academies, and continued cooperation with the Iowa National Guard have helped create a force that now operates according to NATO doctrines and procedures.
The KSF has also gained valuable experience through participation in international peacekeeping operations, including in Gaza, following Kosovo’s invitation to join the Partnership for Peace framework by U.S. President Donald Trump.
In this sense, Kosovo would not merely be a beneficiary of collective security, it would also be a contributor to it.
For this reason, Congressman Keith Self’s proposal deserves serious attention in Washington, Brussels, and the capitals of NATO member states.
It accurately reflects the necessity of Kosovo’s accession to NATO, taking into account today’s security architecture and recognizing that security gray zones do not produce stability, they produce insecurity.
Kosovo is not asking for a favor. It is asking for its rightful place within the Euro-Atlantic family, because Kosovo belongs in NATO.
NATO should not allow one of its most reliable partners, in one of Europe’s most sensitive regions, to remain outside the Alliance any longer.



