Operacioni “Dragonfly” në Ukrainë, a po ndryshon skenari i luftës

19 tetor 2023 | 09:55

Ndërsa sytë e botës janë në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë vazhdon me Kievin, i cili për herë të parë ka përdorur raketa Atacms, armë balistike amerikane të afta për të goditur në një distancë nga 140 deri në 300 kilometra.

Ukraina goditi forcat ajrore ruse, duke shkatërruar në veçanti 9 helikopterë. “Skenari i luftës, i cili filloi mbi 600 ditë më parë, mund të ndryshojë”, nënvizon Adnkronos. Siç tregohet në njoftimin për shtyp të Kievit, Operacioni Dragonfly jo vetëm që do të prishte operacionet e kundërshtarit, por gjithashtu do t’i jepte një goditje të rëndë kontrollit të tij mbi rajonet e pushtuara përkohësisht. Burimet ushtarake ruse thuhet se e përshkruan sulmin si ” një nga goditjet më serioze të të gjitha kohërave në operacionin ushtarak”. Analisti Ilya Tumanov, në kanalin e tij me ndikim Fighterbomber , pretendon se Ukraina kreu sulmin masiv në bazën ajrore të ushtrisë ruse pranë qytetit port të Berdyansk, duke përdorur raketa Atacms të furnizuara nga SHBA.

Lëvizja e Putinit

Nga armët e forta të Ukrainës, Putin nisi lëvizjet dhe ajo i ka fillimet tek një takim i rrallë midis tij dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në një qendër lëshimi hapësinor në Lindjen e Largët Ruse para disa javësh. Ky takim alarmoi thuajse gjithë botën, nga Koreja e Jugut dhe Japonia deri tek Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në Evropë. Dhe jo pa arsye. Në qendër të takimit thuhej se ishte një “pazar” mes dy diktatorëve, dy nga njerëzve më të pushtetshëm në planet aktualisht. Koreja e Veriut, vendi me një nga arsenalet më të frikshëm bërthamor, do të furnizonte Rusinë me armë, që rrjedhimisht do të përdoreshin në luftën në Ukrainë. Por, skenari që dukej si “makth” për Perëndimin, tani po bëhet realitet.

Russian_Air_Force_Mil_Mi-24P_Dvurekov-4-e1688912953511.jpg

Raporti i ri

Një raport i ri nga Instituti Royal United Services (RUSI) me qendër në Londër, i publikuar të hënën, thotë se imazhet e reja satelitore sugjerojnë se Rusia po transporton “qindra kontejnerë” që ndoshta përmbajnë “armë të Koresë së Veriut”, shkruan Neësëeek. “Dhjetra imazhe të detajuara satelitore që u krijuan disa muaj më parë tregojnë se Rusia ka shumë të ngjarë të ketë filluar transportimin e sasive të mëdha të municioneve të Koresë së Veriut”, thuhet në raportin RUSI. Në pamjet, shihet se dy anije mallrash kanë transportuar vazhdimisht qindra kontejnerë që me shumë gjasa janë të mbushura me armë të Koresë së Veriut. Anijet po lëviznin midis portit të Dunaj në Rusi dhe portit të Rajin në Korenë e Veriut.

R2AF7HIS6NKCFMGST3LR4S5PRI-scaled.jpg

Alarmi nga SHBA

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha të premten e kaluar se Koreja e Veriut dërgoi ndoshta deri në 1000 kontejnerë me “pajisje dhe municione” në Rusi midis 7 shtatorit dhe 1 tetorit 2023. RUSI tha të hënën se linja e re e përmendur e furnizimit mund të ndikojë ndjeshëm në luftën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Azinë Lindore. “Nuk ka ende shumë armë të Koresë së Veriut në Ukrainë, por kjo së shpejti do të ndryshojë”, thuhet në raportin RUSI. Dy mjetet lundruese të përmendura, që lundronin nën flamujt rusë dhe me transmetuesit e fikur, kaluan disa herë itinerarin ndërmjet porteve Dunaj dhe Rajin. Duket se municioni përfundimisht do të shkojë në një magazinë në qytetin rus të Tikhoretsk në rajonin Krasnodar të Rusisë jugore. Ky qytet është rreth 193 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas. Që kur sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022, Moska është përpjekur të afrohet më shumë me Phenianin. Koreja e Veriut ka thënë se Rusia gëzon mbështetjen e saj të plotë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vizitoi Rusinë në shtator të këtij viti. Spekulohet se ai më pas ka negociuar me zyrtarë rusë për dërgimin e armëve të Koresë së Veriut për ushtarët rusë në Ukrainë. Analistët perëndimorë thanë menjëherë pas atij takimi se Kim u kishte kërkuar rusëve akses në teknologjinë e tyre. Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken tha në korrik se Rusia ka nevojë të dëshpëruar për armë dhe po përpiqet t’i marrë ato kudo në botë, jo vetëm nga Koreja e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident  i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën…