‘Oppenheimer’ fitues i Oscars 2024 me dedikim për paqen në kohë konfliktesh

11 mars 2024 | 10:50

Filmi i cili ka për protagonist babain e bombës atomike, “Oppenheimer” u kthye nga ceremonia e 96-të e Akademisë së Çmimeve “Oscars” me shtatë çmime.

Filmi më i mirë, aktori më i mirë dhe aktori më i mirë dytësor qenë veç disa nga trofetë e filmit të Christopher Nolan. Rrëfimi që ka bazën mes misterit e shkencës së Robert Oppenheimer, i cili realizon shpërthimin e parë bërthamor në botë, u shpërbyle edhe për montazhin më të mirë të filmit, kinematografinë më të mirë, partiturën më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

“Për më mirë apo për të keq, të gjithë jemi duke jetuar në botën e ‘Oppenheimer’. Dua ta dedikoj këtë çmim për ndërtuesit e paqes kudo”, ka thënë aktori Cillian Murphy.

Në anën tjetër, “Poor things” nën regjisurën e Yorgos Lanthimos, me rrëfimin e dashurisë e vetëvrasjes fitoi katër çmime, duke përfshirë aktoren më të mirë, grimin dhe stilimin më të mirë të flokëve, dizajnin më të mirë të produksionit dhe dizajnin më të mirë të kostumeve.

Një nga filmat më viral të vitit, “Barbie” e Greta Gerwig, arriti që të fitojë këngën më të mirë origjinale me “What Was I Made For?” nga Billie Eilish dhe Finneas O’Connell.

Ndërkaq përtej ceremonisë artistike, ky edicion u përcoll me glamur, ironi, mesazh paqeje e humor. Një nga to qe kur John Cena prezantoi një kategori të çmimit Oscar për kostumin më të mirë ndërsa ishte i zhveshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës  Nuk…