Nuk mundesh me qenë politikan populist në Kosovë, Albin Kurti populist është

11 mars 2024 | 10:30

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës 

Nuk mundesh me qenë politikan populist në Kosovë. Në fillim mundesh, por pastaj nuk mundesh.

Asnjë nga politikanët populist të deritanishëm të Kosovës, nëse në momente të caktuara janë fryrë nga populizmi, nuk kanë mbijetuar. Thënë më saktë, mbijetesa politike është e llojllojshme. Dikush mbijeton në politikë edhe duke qenë i dështuar tërë kohën.

Qasjen bismarkiane në qeverisjen e Kosovës, posaçërisht në marrëdhëniet e jashtme, respektivisht realpolitikën nuk e ka ushtruar askush më përpara dhe më mirë sesa Hashim Thaçi.

Albin Kurti ka mundur ti marrë tri katër leksione nga lidershipi realpolitik i Thaçit. Por ama atij i ka munguar edhe parakushti themelor: njohja e Kosovës dhe dashuria për Kosovën.

Ç’është realpolitika dhe pse shtetin e Kosovës e ka prodhuar realpolitika, dhe jo idealizmi, drejtësia apo fuqia është abc-ja që do të duhej të dinte secili lider me ambicien për të udhëhequr Kosovën.

Realpolitika e vendos pragmatizmin mbi ideologjinë, në atë mënyrë që lidershipi dhe vendimet politike merren sipas rrethanave dhe kontekstit të caktuar politik. Realpolitikani e bën atë atë që është e përshtatshme për të bërë dhe realpolitika lidhet me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndryshe nga populizmi që lidhet me politikën nacionale, të brendshme.

Albin Kurti është politikan ekskluzivisht populist.
Të qenët i tillë flet për marrëdhënien e tij të pashëndetshme ndaj Kosovës, njohuritë e tij të munguara për shtetbërjen dhe hisen zero që ka në të bërit diçka të mirë për Kosovën.

Ndryshe nga Albini populist, Albini pragmatist do të vendoste dialogun prioritet numër 1, dhe veriun objektivë numër një, dhe bashkërendimin me amerikanë dhe aleat europianë për veriun përshkrim të detyrave, dialogun me serbët lokal aktivitet rutinor të institucionalizuar, krejt këto që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Dhe të kuptohemi: pragmatizmi është parimor, populizmi joparimor.

Por Albin populisti këto i la për të shtatat (prioriteti i shtatë). Sot ai është bërë vet i shtatëdhjeti, i cili për shtunë e shtatë qind vite do të mbetet në histori si politikani më i dëmshëm që e kapi, e plasi dhe e këputi shtetin e Kosovës mu në kokën e saj, në veriun e saj.

“S’mund të ketë krizë këtë javë sepse e kam agjendën e zënë” – citohet të ketë thënë Henri Kesingjer, avokues i realpolitikës.
Agjenda populiste (e zbrazët) e qeverisjes Kurti ka bërë vend për aq shumë kriza, të njëpasnjëshme, secila më e madhe se tjetra, secila më e panevojshme se tjetra, vetëm për interesat kombëtare të Kosovës nuk pati vend në agjendën e Kurtit.

#realpolitik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinisha Vukoviç, ligjërues në Univesitetin “John Hopkins” në Uashington dhe…