Orban: Hungaria nuk do të largohet nga BE-ja

30 shtator 2019 | 11:32

Hungaria nuk ka plane që të largohet nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban ka thënë se anëtarët lindorë dhe perëndimorë të bllokut, duhet të gjejnë një kompromis, lidhur me, siç tha ai, të ardhmen e bllokut.

“Ne jemi anëtar të Unionit dhe do të vazhdojmë të jemi anëtar”, ka deklaruar Orban, gjatë një tubimi të partisë së tij, Fidesz.

Këto komente të Orbanit, janë kundërpërgjigje ndaj kritikave që disa shtete të BE-së i kanë bërë Hungarisë, lidhur me sundimin e ligjit.

“Ky është shteti ynë, shtëpia jonë dhe askush, përveç hungarezëve, do të mund të vendosë për një gjë të tillë”, është shprehur kryeministri hungarez
.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Declan Rice është një nga lojtarët më premtues në futbollin…