Ordinancës mjekësore “Agaj-Medical”, anëtarëve të SBASHK-ut u ofron zbritje 30% për të gjitha shërbimet mjekësore

25 nëntor 2021 | 12:24

Duke shprehur respekt meritor për punën e madhe të punëtorëve arsimor nëpër vite e dekada për arsimimin e edukimin e brezave, drejtori i Ordinancës mjekësore “Agaj-Medical”, dr. Atdhe Agaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar SBASHK-un dhe fillimisht kanë bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

Drejtori i kësaj ordinance ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se ai, bashkëpunëtorët e tij dhe i gjithë stafi i ordinancës ruajnë kujtimet për mësuesit e tyre dhe respektin meritor për të gjithë të punësuarit në arsim, që kanë dhënë e po japin kontribut të lartë në rrugëtimin drejt diturive të reja për nxënësit e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj dhe koordinatori Ymeri kanë falënderuar dr. Atdheun dhe gjithë stafin e kësaj ordinance për vullnetin e shprehur që të lidhin marrëveshje që siguron zbritje çmimesh prej 30% për të gjitha shërbimet mjekësore, qe realizohen nga  ekipa e profesionistëve të “Agaj-Medical”

Do theksuar se kjo zbritje në gjithë këto shërbime, përveç për anëtarin e SBASHK-ut vlejnë edhe bashkëshorten e bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e anëtarit të SBASHK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme…