Organizata Botërore: Për vaksinën na duhet kohë të paktën një vit

23 mars 2020 | 10:19

Eksperti më i lartë i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryhan, deklaroi se vendet nuk duhet të mjaftohen me izolimin e popullsisë.

Në një interviste për BBC, Ryan u shpreh se shtetet duhet t’i shoqërojnë masat kufizuese me masa të shëndetit publik dhe se duhet gjurmuar çdo rast i mundshëm.

“Ajo që ne me të vërtetë duhet të përqendrohemi është gjetja e atyre që janë të sëmurë, ata që kanë virusin dhe izolimi i tyre, gjetja e kontakteve të tyre dhe izolimi i tyre”, tha ai.

Eksperti i OBSh-së u shpreh se rreziku i izolimit pa u shoqëruar me masa sanitare rrezikon që virusi të shfaqet sërish. Gjithashtu, ai tha se shembujt e Kinës, Singaporit dhe Koresë së Jugut, të cilat shoqëronin kufizimet me masa rigoroze për të testuar çdo të dyshuar të mundshëm, siguruan një model për Evropën, për të cilën OBSh-në ka thënë se ka zëvendësuar Azinë si epiqendrën e pandemisë. “Ne duhet të gjurmojmë virusin. Ne duhet ta luftojmë virusin”, tha Ryan.

Sa i përket vaksinës kundër COVID-19, Ryan tha se disa janë në zhvillim, por vetëm një në Shtetet e Bashkuara ka filluar të testohet. I pyetur se sa kohë do të duhet për të pasur në dispozicion një vaksinë, ai tha: “Ne duhet të sigurohemi që është absolutisht e sigurt … flasim për të paktën një vit,” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se: “Gjatë…