Organizatat rinore të Kosovës kërkojnë mbështetje nga MKRS-ja

28 prill 2020 | 15:47

45 organizata rinore, kanë nisur një peticion drejt Ministrisë të Kulturës Rinisë dhe Sportit, për mbështetjen e organizatave rinore gjatë dhe pas pandemisë por me theks të veçantë për Qendrat Rinore dhe Këshillat e Veprimit Rinor Lokal si dy mekanizmat që përfaqësojnë të rinjtë dhe organizatat rinore që janë pjesë e tyre.

Ky është shkrimi i plotë i 45 organizatave rinore drejtuar institucioneve shtetërore:

Të dashura institucione të Republikës së Kosovës, po iu drejtohemi përmes këtij peticioni në këtë kohë të pandemisë së COVID-19, pasi si gjithë sektorët tjerë edhe ne si të rinj dhe organizata rinore po goditemi rëndë me rrezikim edhe të vetë ekzistencës tonë.

Ne jemi të preokopuar në mungesën e përkrahjes nga ju, duke marrë parasysh që tash më shumë se kurrë duhet të ndihmohet secili sektor, pa dallim, që ofron shërbime për qytetarët e Republikës së Kosovës e sidomos organizatat rinore të cilat pas masave të ndërmarra nuk po kanë mundësi të ofrojnë shërbimet e tyra për të rinjtë të cilët janë rreth 40% e popullates së Kosovës.

Mbyllja e shkollave, mbyllja e bizneseve të ndryshme dhe masat preventive të marra, po ndikojnë në gjendjen e shëndetit mental të të rinjëve me mungesën e aktivizimit të tyre. Sikur institucionet e arsimit dhe institucionet tjera të cilat po i ofrojnë shërbimet e tyre përmes platformave të ndryshme online, poashtu edhe ne si organizata rinore kemi kapacitetet për t’i ofruar ato, por mungesa e financave po na e pamundëson atë. Ne duke kuptuar gjendjen, jemi të gatshëm të ofrojmë aktivitete për përmisimin e gjendjes të të rinjëve të cilët tash po përballen me një gjendje të paprecedentë sikur edhe të gjithë qytetarët tjerë. Duke qenë të informuar për përkrahjen e organizatave të profileve të ndryshme, besojmë që është shumë e rëndësishme që rinia të përkrahet po ashtu nga subvencionet të cilat janë të parapara për ne.

Kërkojmë nga ju që të na përkrahni financiarisht që ne t’i ofrojmë shërbimet tona për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Shërbimet tona do te jenë falas për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës, por kjo nuk mund të arrihet pa përkrahjen tuaj. Ne deri tash me mundësitë minimale kemi ofruar shërbimet tona, por që tash e tutje duket se do të jetë e pamundshme për vazhdimin e tyre duke pasur parasysh që financat tona tashmë kanë rënë në zero (0).

Shërbimet tona do të jenë shumë efektive për të rinjtë e Repbulikës së Kosovës, trajnime profesionale online falas, diskutime të ndryshme virtuale, emisione argëtuese të cilat do të mbushin orët e kohës së lirë, ofrimi i shërbimeve profesionale për përgatitjen e të rinjëve etj. Të gjitha këto shërbime organizatat rinore janë të gatshme t’i ofrojnë. Mbetja jashtë e financimit të Qendra rinoreve dhe KVRL-ve mund të vjen deri edhe në shuarjen e tyre, e poashtu edhe organizatave rinore të cilat janë pjesë e tyre.

Duke shpresuar që do të merrni në konsideratë këtë peticion dhe të filloni të ndërmerrni masa për përkrahjen tonë, duam të tregojmë mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës duke qenë pjesë e rimëkëmbjes së shtetit tonë pas kësaj pandemie. Të gjitha këto arrihen me një bashkëpunim të të gjithë akterëve dhe padyshim që një ndër akterët e rëndësishme për këtë janë organizatat rinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e tanishme të Qeverisë kanë pezulluar xhirimet e serialit.…