Organizohet garë me biçikleta si simbolikë e sigurisë rrugore (Foto)
Në kuadër të javës për sigurinë globale rrugore është mbajtur manifestimi qendror i garave me biçikleta për të paraqitur sigurinë e fëmijëve në rrugë.
Me këtë rast është theksuar nevoja më e madhe e sigurisë rrugore për fëmijët. Për të këtë është thënë se njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është arsimi dhe pikërisht për këtë duhet trajtim më i veçantë.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin përfaqësues të ndryshëm të dikastereve përkatëse, këshilltari politik i ministrit të arsimit, Shyqiri Bytyqi, Fatmir Bytyqi, ka thënë se ky aktivitet është i rëndësishëm për fëmijët, pasi siguron qasje më të lehtë rrugore.
Iniciatori i këtij aktiviteti, drejtori i kolegjit “Tempulli”, Muhamet Krasniqi është shprehur se me anë të kësaj po japin mesazhin që siguria në rrugë, e veçmas për fëmijët është shumë e rëndësishme dhe duhet t’i kushtohet rëndësi.
Kurse, nga Ministria e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa, ka thënë se njëra nga pikat kyçe në sigurinë rrugore është arsimi dhe se pikërisht për këtë duhet trajtim më i veçantë.
Nënkoloneli në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka treguar aktivitetet që ata i bëjnë për t’i siguruar fëmijëve qasje dhe mbrojtje në trafikun rrugor.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se në pjesën dërrmuese të shkollave janë prezent për t’i siguruar mbrojtje fëmijëve. Tre fituesit e kësaj gare do të bëhen me biçikleta të reja./KosovaPress/