Organizohet panairi i produkteve të prodhuara nga prodhuesit llapjanë

03 gusht 2021 | 12:28

Në vazhdën e aktiviteteve të Ditëve të Diasporës, komuna e Podujevës organizon panairin e produkteve të prodhuara nga prodhuesit llapjanë.

Ky panair do të zgjasë tri ditë me radhë, nga data 4 gusht deri më 6 gusht.

Produktet e prodhuesve llapjanë do të jenë të vendosura në sheshin e qytetit.

“Kjo është një mundësi e mirë për secilin prodhues llapjan, ndaj Komuna e Podujevës ju inkurajon për pjesëmarrje”, ka njoftuar komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Sabri Kiçmari, ka marrë…