Kiçmari: E kujtoj me shumë nderim fjalën e peshuar të Arbër Xhaferit  

03 gusht 2021 | 12:28

Drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në një aktivitet të të rinjve nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, i cili është  organizuar nga Akademia Verore “Arbën Xhaferi” në Gostivar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kiçmari ka shkruar se në këtë aktivitet ka folur për ndërlidhjen në mes të teorisë dhe veprimtarisë praktike politike në shembullin e Arbër Xhaferit.

Ai ka vlerësuar se e kujton me shumë nderim fjalën e peshuar dhe mendimin e ndritur të  Arbër Xhaferit.

Postimi i Kiçmari:

Në Gostivar, në Akademinë Verore “Arbën Xhaferi”. Së bashku me deputetin Ardian Gola kemi marrë pjesë në një aktivitet të të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe nga Presheva, Bujanofci dhe Medvegja. Kam folur për ndërlidhjen në mes të teorisë dhe veprimtarisë praktike politike në shembullin e Arbër Xhaferit.

E kujtoj me shumë nderim fjalën e peshuar dhe mendimin e ndritur të  Arbër Xhaferit.

Edhe sot më mungojnë bisedat e gjata me Arbërin, herë në Tetovë e herë në Prishtinë, për filozofinë, politikën, sociologjinë, diplomacinë, shoqërinë, kombin, shtetin etj.

Kombit tonë i mungon sot, më shumë se asnjë herë më parë, mendimi i tij i drejtpeshuar filozofik dhe politik!

Gëzohem shumë që të rinjtë dhe të rejat nga të gjitha viset shqiptare mblidhen për të shyrtuar idetë e tij politike dhe filozofike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja ka kaluar në gjysmëfinale të garës së meshkujve në…