
Osijeku e “blindon” Mirlind Dakun, nënshkruan edhe për dy vite
09 gusht
16:11
Mirlind Daku e ka nënshkruar kontratën e re me klubin kroat, NK Osijek.
Sulmuesi gjilanas me kontratën e re do të mbetet pjesë e Osijekut deri në vitin 2024, shkruan Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit elitar kroat në rrjetet sociale.
Daku i është rikthyer skuadrës së tij pas një vit e gjysmë i huazuar te Ballkani.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka debutuar të dielën mbrëma në fitoren 1-2 të Osijekut në Kroaci.
Ndryshe, Daku ishte top golashënuesi i edicionit në Superligën e Kosovës ku arriti të thyente rekord si golashënuesi më i mirë brenda një edicioni.
View this post on Instagram