OSMAN ZHITIA DJALË DHE BABA I MADH E BESNIK I IDEALEVE KOMBËTARE TË BABAIT SYLËS DHE TË BIRIT TË TIJ AFRIM ZHITISË

02 korrik 2020 | 23:44

Ismet Sylejmani

Shumë e dashur dhe e nderuar Nana Qamë, i dashur dhe shumë i nderuar Naim,Dritero, Flamur dhe pjestarë të familjes së ngushtë e të gjerë Zhitia!

Të nderuar të pranishëm!

Sot u ndal zemra e madhe e Axhës Osman Zhitia!
Sot pushoi së rrahuri zemra e djalit të Heroit të Popullit Sylë Durmishi!

Sot mbylli sytë përgjithmonë Babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitia!

Sot u nda nga jeta njeri prej baballarëve më të mëdhenj të Heronjëve dhe Deshmorëve të Kombit!

Axha Osman Zhitia,ishte dhe mbetet babai simbol i të rënëve për liri dhe pavarësi të Atdheut!

Të nderuar pjesmarrës në varrimin e Axhës Osman Zhitia,
Axha Osman jetoi një jetë me dinjitet të plotë, por edhe kishte tronditje e kishte dhembje në jetën e tij!

Kishte krenari të madhe dhe e jetoi jetën me nderë dhe nderime nga të gjithë dhe kishte shumë që e donin dhe e nderonin, jetë të cilën jo çdo kush e ka pasur!

Osman Zhitia në jetën e tij kishte furtuna të mëdha!
Llapjani luan i Llugës së pamposhtur e heroike, ishte i destinuar të ishte i madh e i papërkulur, sepse të tillë e bënë Babai i Tij dhe Djali i Tij!

Partizani antifashist, luftëtari me armë në duar Sylë Durmishi, babai i Axhës Osman Zhitia nga i cili po ndahemi sot, frontin e luftës çlrimtare antifashiste e kishte filluar në truallin e Shqipërisë Nanë, në atë truall e aty ku lufta antifashiste kundër pushtuesve dhe tradhtarëve bëhej dhëmb për dhëmb!

Me ato ideale e dëshira për liri e çlirim, vritet në Mushnikovë nga forcat çetnike serbe dhe kolaboracioniste!

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe fillimi i natës së errët të Jugosllavisë titiste dhe Serbisë së krajleve mbi Kosvën dhe popullin shqiptar, e gjenë Axhën Osman Zhitia, jetim e në udhët e mëdha të jetës!

Osman Zhitia, zbaton një beslidhje burrash e heronjësh, që kishin lidhur mesveti dy fatosat e maleve, liridashësit Heronj Sylë Durmishi dhe Hakif Rimanishta.

Osman Zhitia nisë jetën e përbashkët me Qamile Rexhen, Nënën heroinë që 6popullit dhe Atdheut do ti kryente lindjen më të madhe, sepse do te ia sillte në jetë Udhëheqesin e madh e të lavdishëm, te papërsëritshmin Heroin e Kombit Afrim Zhitia.

Axhës Osman Zhitia, nuk mundën të ia thenin mendjen pushtuesit sebo-jugosllav!

Ky vigan popullor, jo vetëm nuk u thy e nuk u dorëzua, por fëmijeve te Tij, ua ofroi me knaqësi e bindje të madhe rrugën dhe jetën në të cilën lufta për Komb, popull e Atdhe, ishte me prioritet absolut, ashtu sikur buka e kripa, sikur nata e dita, sikur uji e toka!

Heroi i Kombit Afrim Zhitia ishte më i madhi i të mdhenjëve, por të tille e mbajti edhe Babushi i Tij i madh, simboli i baballarëve të burgosurve politik dhe më vonë edhe i Heronjeve dhe Deshmorëve të kombit.

Kudo që ka marrë pjesë e kudo që ka qëndruar Osman Zhitia, aty ai vend, ajo odë e ajo sallë tubimesh të mëdha e koncertesh, ka shkelqyer nga buzqeshja e Tij e madhe dhe karakteristike, si vete Ai që e kishte zemrën të bardhë por që kurr nuk arritën të ia nxinin pushtuesit e tradhetarët, ndonëse jetën u munduan të ia nxinin dhe në masë të madhe edhe ia arritën.

Misionin e madh e te çeliktë të djalit të Tij Lavdimadh Afrim Zhitia, Axha Osman e vazhdoi në formën e tij të madhe dhe krejt origjinale,në sherbim të Atdheut dhe aspiratës shekullore të popullit shqiptar!

Udhëheqja e Lëvizjës Popullore të Kosovës, ne vitet 1991/1992 mbajti njerën nga mbledhjet e sajë ne shtëpinë e Osman Zhitisë këtu në Llugën heroike, dhe Axha Osman ishte mikëpritësi i madh!

Lufta çlirimtare heroike dhe titanike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindur përfundismisht plakun e palëkundur, se pavarësia e Kosovës nga Serbia pushtuese ishte çështje që ishte nisur për të përfunduar përgjithmonë!

Vdekja e hershme e djalit të tij, shokut e mikut tonë Sylë Zhitia, i cili para disa ditësh u nda nga jeta, i kishte dhënë një goditje të madhe Axhes Osman, i cili sikur edhe Nana Qamë dhe e gjithë familja nuk e merituan këtë merzi të madhe!

Të nderuar të pranishëm,

Ky varrim nuk është e nuk do të jetë i rendomtë, sepse do të mbahet në mend gjatë, ngase po ndodhë një histori që brezat do të shkruajnë, historia do të mbajë orën e saj, poetët e shkrimtarët, historianët e aktorët do të krijonë krijimet e tyre të mëdha, kurse politikanet patriot e atdhetare do ta perdorin si fakt e argument të madh se si edhe me varre i sherbehet unitetit popullor e nderimit të së kaluarës politike atdhetare!

Axha Osman sot do të varroset në varrin e djalit te tij, ne varrin e Heroit te Kombit Afrim Zhitia, i cili për dy dekada qëndroi aty dhe u nderua e u vizitua nga qindra e mijera shqiptare!

Pra sot Babi varroset në varrin e të birit të tijë!

Jo vetëm me jetën e tij të bujshme, por edhe me vdekjen dhe me varrimin dhe varrin e tij, Osman Zhitia, do të mbetet në historinë e popullit shqiptar, si njëri nga figurat dhe personalitet e mëdha e me ndikim pozitiv politik popullor e adhetar për çlirimin e Kosvës dhe pavarsinë e sajë!

Lamtumirë Axha Osman, faleminderit shumë që bashkë me Nënën Qamë, Sylën, Naimin e Sadeten, ma keni bërë respektin dhe dhënë nderimin e madh që të isha ideatori dhe ndertuesi i këtij monumenti gjigant Obelisku i Heroit të Kombit Afrim Zhitia.

Bani të fala Afrim Zhitisë e Sylës, Fadilit e Fahriut, bani të fala Gjeneral Fehmiut, se shumë e ke dashur dhe shumë na ke folur për Të.

Lamtumirë Babushi i Afrim Zhitisë!

Pergjithmonë burrit të madh te Kosoves, te pavdekshmit Osman Zhitia i qofte lavdi!

Lavdi djalit të Tij Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Nderim për Sylë Zhitinë!

Prishtinë, 2 korrik 2020!

Fjalim pranë Obeliskut te Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në ceremoninë lamtumirëse në varrimin e Axhës Osman Zhitia!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Malit të Zi ka prezantuar të enjten mbrëma…