Osmani: Beteja e Koshares nuk është vetëm një kapitull i luftës në Kosovë

09 prill 2020 | 15:45

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Koshares. Ajo ka thënë se kjo betejë ka krijuar datë historike për brezat që do të vijnë.

“Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t’u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit. Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës! Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Donnerstag, 9. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është…