Përurohet tuneli dezinfektues kundër koronavirusit në Prishtinë

09 prill 2020 | 15:38

Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është bërë me tunel dezinfektues kundër përhapjes së Covid-19.

Përurimi i këtij tuneli është bërë sot rreth orës 15:00 nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

“Sot po e promovojmë këtë tunel dezinfektues. Po e bëjmë këtu në tendën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”.

“Ne e kemi ngritur këtë tende për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë, por edhe qytetarët”, ka thënë Ahmeti

Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 25 raste me Covid-19, ndërsa numri përgjithshëm i personave të prekur nga ky virus në Kosovë është 224,  prej të cilëve 6 kanë rezultuar me vdekje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor…