Osmani: Delegatët e Kongresit të Manastirit unifikuan popullin shqiptar

22 nëntor 2020 | 16:48

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Kongresin e Manastirit, në 112 vjetorin e tij, duke thënë se delegatët e këtij kongresi unifikuan popullin shqiptar rreth një identiteti të përbashkët.

Ajo ka thënë se ky kongres është një ndër ngjarjet me të rëndësishme politike të popullit shqiptar.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, 112-vjetorin e të cilit e kujtojmë këto ditë, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Në thelb ngjarje kulturore, ai u shndërrua shpejt në njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme politike”.

“Duke e unifikuar alfabetin, delegatët e tij e unifikuan popullin shqiptar rreth një identiteti të përbashkët dhe e riorientuan atë përfundimisht drejt kulturës e qytetërimit perëndimor, pjesë e të cilit qemë prej shekujsh. Sot i përulemi vizionit të delegatëve të Kongresit. Vepra e tyre për përbashkimin e shqiptarëve rreth vlerave identitare dhe qytetërimit perëndimor duhet të jetë udhërrëfyes i përhershëm për ne”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kudo nëpër botë është krijuar stereotipi që ushtria dhe policia…