Osmani dhe ambasadori amerikan bisedojnë për shtensionimin e situatës në veri

22 qershor 2023 | 16:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, më të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit.

Me këtë rast, presidentja Osmani, ka ritheksuar rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët janë kidnapuar nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e qartë të ShBA-së sa i përket lirimit të policëve.

“Në takim është diskutuar edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe ShBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, ka njoftuar presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 23.06.2023 Punime të…