Osmani dhe Baruti fitojnë medalje në Kupën e Botës në Karate

19 shtator 2021 | 18:10

Rinesa Osmani dhe Rigon Baruti fituan të dielën medalje në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve në karate, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Osmani fitoi medaljen e argjendtë për juniore, kategoria -59 kg, ndërsa Baruti të bronztën për junior, kategoria -68 kg.

Të premten, medaljen e argjendtë e fitoi edhe Ensar Zejnullahu, grupmosha e kadetëve të rinj U14, kategoria +55 kg. Garat nga afër i ndoqi edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. Drejtësinë e ndanë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë, Ardian Muhadri e Astrit Ndrecaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin…