Osmani dhe Kurti, vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri

05 shkurt 2020 | 12:19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, kryeparlamentarja Osmani, ka thënë se ka marrë urime të përzemërta të përcjella nga presidenti, kryeministri dhe Kuvendi i Shqipërisë.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin  ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Minxhozi, duke thënë  se do t’i japin përkrahje të fortë.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka  folur për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor.

“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Edhe kryeministri Albin Kurti, dje ka bërë me dije se vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë…