Osmani emëron 23 gjyqtarë të rinj

25 janar 2021 | 15:43

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot 23 gjyqtarë të rinj, raporton “Epoka e re”.

Në njoftimin për medie, KGjK-ja ka treguar gjyqtarët e rinj do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Kosovës.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të  Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për presidente dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje,…