Osmani falënderon aleatët ndërkombëtarë: Kosova në KE, fitore për të drejtat e njeriut

29 mars 2024 | 15:19

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjitha shtetet që janë duke e përkrahur Kosovën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës (KE).

Ajo ka bërë me dije se kauza e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate është e drejtë.

Osmani ka thënë se “të kesh Kosovën në Këshillin e Evropës do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të Asamblesë së APKE-së që po na mbështesin në këtë kauzë. Të kesh Kosovën në Këshillin e Evropës do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Këtë javë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e Dora Bakojanis, raportueses për Kosovën në KE.

Miratimi i këtij raporti, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, i hap rrugë votimin në Asamblenë Parlamentare të KE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgari Grigor Dimitrov ka bërë surprizën në ATP Miami, duke…