Osmani flet për asociacionin: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën

13 shtator 2021 | 11:28

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar as dy të tretat e marrëveshjeve me Kosovën, që kur janë nënshkruar në vitin 2013.

Megjithatë, ajo në një intervistë për “Sueddeutsche”, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe drejtuesit e Bashkimit Evropian duhet ta bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë, në mënyrë që Kosova të ecën tutje.

“Shpresojmë që kancelarja dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së, të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë në mënyrë që ne më në fund të ecim përpara”, citohet të ketë thënë Osmani.

Më tutje, presidentja Vjosa Osmani, ka folur edhe për kërkesën e palës serbe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo është shprehur bindshëm kundër ndryshimeve kushtetuese për themelimin e asociacionit.

“Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën apo të lejojmë ndonjë bashkim të qyteteve dhe komunave që do të krijonin një strukturë të pushtetit mono-etnik në vendin tonë. Kjo nuk është as në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë”, është shprehur Osmani.

Për këtë temë, presidentja Osmani i referohet Republikës Srpska, nën-rajonit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë afër Beogradit.

“Nëse lejojmë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kjo do të ishte vetëm faza paraprake për Serbinë në Republikën Sprska të dytë”.

“Ne nuk duam një shtet tjetër që nuk funksionon si Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë presidentja Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë jemi mësuar me imazhet ngacmuese të Kejvina Kthellës, megjithatë…