Osmani kërkon mbështetjen e Australisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

17 dhjetor 2021 | 16:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur të premten në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, Adrea Biggi.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe në këtë kontekst, ka veçuar mbështetjen e Australisë ndaj Kosovës në rrugën për liri dhe pavarësi, shtet-ndërtim dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Sipas presidentes Osmani, ky shtet ka kontribuuar edhe gjatë luftës në Kosovë, duke strehuar refugjatët kosovarë, për të cilën gjë ka falënderuar ambasadorin Biggi.

Më tutje, Osmani ka  kërkuar që mbështetja e Australisë për Kosovën të vazhdojë edhe më tej, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka theksuar se me shtetin e Australisë, bashkëpunimi politik do të zgjerohet dhe me atë në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Të dy palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e agjendës së gjelbër, për të cilën gjë presidentja Osmani ka theksuar se është ndër objektivat e saj prioritarë, së bashku edhe me forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, si dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë…