Osmani-Konjufcës: Nëse je i interesuar për marrëveshje, duhet fokusuar në ato që na bashkojnë

06 dhjetor 2019 | 23:08

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, i është përgjigjur akuzave të homologut të saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në “Blicntervistë”, Osmani ka thënë se kushdo që di pak në punën e negociatave, duhet ta dijë që mospajtimet mes partive nuk përhapen në opinion.

Osmani ka përmendur disa intervista ku disa zyrtarë të VV-së, kanë dalur në intervista duke i shpalosur dallimet mes këtyre dyjave.

”Nëse ka diçka Konjufca, ta thotë sy më sy me neve. Kushdo që i dinë ‘abc’ e negociatave, e din që nuk i qet mos pajtimet jashtë në publik. Nëse je i interesuar për marrëveshje, duhet fokusuar në ato që na bashkojnë. Pavarësisht kush flet, nëse përpiqemi të arrijmë marrëveshje dhe natën tregojmë dallimet, kjo është kundër parimeve themelore të negociatave, kështu kontribuohet në prishje. Nëse dalim e shajmë njëri tjetrin, të ulemi dhe atë energji ta shndrrojmë në kreativitet. Ka pasur intervista të caktuara të VV ku janë fokusuar në dallime, e kjo nuk ndodh askund në botë, pasi jemi ende në negociata”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari me prejardhje nga Kosova, Bernard Berisha ka njoftuar se…