Osmani: Kuvendi vulosi anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

24 prill 2026 | 15:27

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Kuvendi i Kosovës vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

“Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale. Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh. Faleminderit ShBA-ve dhe presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur…