Osmani merr vëmendjen e Netanyahut pasi falënderoi Izraelin për njohjen e Kosovës

07 shtator 2020 | 13:32

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë, e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.

Kryeparlamentarja Osmani, në një video të realizuar nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pranë pllakës memoriale të komunitetit hebrenj, për ta falënderuar Izraelin për njohjen reciproke.

Osmani ka thënë se shqiptarët e Kosovës dhe populli hebrenj kanë lidhje të veçantë, që periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre për të strehuar e fshehur hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.

“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë ‘Faleminderit’ (e thotë edhe hebraisht) Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet  më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izraelit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in (Parlamentin e Izraelit)”, ka thënë Osmani.

מסר מרגש ודרישת שלום מיו"ר הפרלמנט של קוסובו

מסר מרגש ודרישת שלום מיו"ר הפרלמנט של קוסובו, עוסמני ויוסה, המדינה המוסלמית הראשונה שתפתח שגרירות בירושלים.A touching message from Dr. Vjosa R. Osmani, Speaker of the Parliament of Kosovo, the first Muslim-majority nation to open an Embassy in Jerusalem.

Publiée par ‎Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו‎ sur Lundi 7 septembre 2020

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka zbuluar detaje të bisedës…