Osmani: Mirush Kabashi ishte zëri artistik i Kosovës me vargjet kushtuar luftës për liri dhe pavarësi

05 dhjetor 2023 | 16:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka hprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.

Osmani ka thënë se Kabashi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike.

“Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike”.

“Secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit. Ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi”.

“Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme! Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa banorë nga radhët e komunitetit serb në katër komunat…