“Vajza e tij më tha: ‘Na e prish rendin dhe na e ndalin vizitën’”, vëllai i Jakup Krasniqit tregon pse nuk arriti ta takonte atë
18 nëntor 2026
| 14:33
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, nuk ka arritur ta takojë vëllain e tij, i cili sot erdhi për vizitë në shtëpinë e tij, pasi Gjykata në Hagë e lejoi këtë vizitë për arsye humanitare.
Daut Krasniqi ka treguar edhe arsyen pse nuk pati mundësi ta takonte vëllain e tij.
“Vajza e tij më tha: ‘Bac, veç na prish rendin neve, na e ndalin vizitën’. Thashë: ‘Jo bre, për me prish nuk po du, po du me ndreq diçka, se e prishët është boll’”, ka thënë ai para mediave.



