Osmani: NATO-ja është fati ynë, rrugëtimi drejt anëtarësimit në Aleancë nuk pushon dhe nuk lëkundet

04 prill 2024 | 15:11

Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të ndalet drejt rrugëtimit të saj për t’u bërë anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Osmani ka shkruar në platformën “X” se NATO “është një zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të sigurt”.

“NATO është fati ynë. Është fati i Kosovës”.

“Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në Aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Osmani, duke ia bashkëngjitur postimit një fotografi të saj me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“ESTA KOSOVA” shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër…