Osmani në Berlin: Kosova, shembull i lirisë dhe demokracisë

18 mars 2025 | 14:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Berlin ku mori pjesë në “The World Forum”.

Gjatë fjalimit të saj Osmani përmendi  historinë e Kosovës si një shtet dhe popull që ka kaluar përmes luftës dhe sakrificave për shekuj me radhë, me qëllim arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë që qytetarët e Kosovës gëzojnë sot.

“Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Osmani.

Osmani theksoi se për Kosovën, demokracia nuk është thjesht një sistem politik, por është simbol i lirisë, paqes dhe sigurisë.

Ajo e përshkroi vendin si një shembull të dukshëm të një demokracie që po avancon vazhdimisht dhe që mbështetet në vlera themelore, si besimi në lirinë dhe të drejtat e njeriut.

“Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Monberg” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën  e biznesit me nrb:…