Osmani në Katar thotë se po angazhohet për zhbllokimin e potencialit ekonomik

26 shkurt 2024 | 08:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, aktualisht ndodhet në Doha të Katarit, shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të bizneseve kosovare.

Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është krijimi i partneriteteve të reja, rritja e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar rolin e diplomacisë ekonomike në këtë iniciativë, duke shprehur përkushtimin e delegacionit për të shtuar investimet në Kosovë.

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani mbrëmjen e së dielës në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vende të caktuara, në momente të caktuara, vetëm të…