Osmani: Në krye të ShBA-së prej sot është miku i Kosovës

20 janar 2021 | 21:14

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me, siç tha, “besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur”.

Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të amerikan.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-në janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dominim, goditje pafund drejt portës, por vetëm dy gola. Gjithsesi…