Osmani në Nju-Jork takohet me dy zyrtarë të lartë amerikanë
21 shtator 2022
| 08:22
Presidenti e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju-Jork është takuar me këshilltarin e Departamentit Shtetëror Chollet dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani ka thënë se kanë diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Theksova se është domosdoshmëri për stabiltiet të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shprehur falënderim edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Falënderoj ShBA-në për rolin aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë – Serbi”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
Osmani të hënën ka qenë edhe në Londër, ku në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë ka takuar edhe presidentin amerikan Joe Biden.




