Osmani: Në politikë do të jem gjatë

11 gusht 12:50

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osamni ka thënë se në skenën politike do të jetë për një kohë të gjatë.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Mitrovicës, ajo ka deklaruar se do të jetë  aty ku e duan qytetarët e Kosovës.

“Çështjet politike është që do të më shihni edhe shumë gjatë në skenën politike të Kosovës dhe do të më shihni me njerëzit që ja duan  të mirën Kosovës dhe tash po shihet se kush ja donë të mirën Kosovës. Unë do të jem aty ku më duan qytetarët. Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, është shprehur Osmani, kur është pyetur nga një qytetarë për të ardhmen politike të saj, raporton Ekonomia Online.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar përfaqësuesit e…