Osmani: Nënë Tereza i dhuroi botës vlerat e mira të popullit shqiptar

26 gusht 2021 | 16:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprën e Nënë Terezës, sot në ditëlindjen e 111-të të saj,

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se ajo është simbol i  dashurisë dhe paqes.

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja ligjore…