Osmani ngushëllon familjen Kelmendi për ndarjen nga jeta të ish-rektorit Zenel Kelmendi

09 gusht 2023 | 16:22

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-rektorit Zenel Kelmendi.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin. Veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Zenel Kelmendin!”, thuhet në telegramin ngushëllues të Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar të mërkurën me…