Osmani nis vizitën e tij në Ukrainë

16 janar 2023 | 11:47

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në stacionin kryesor hekurudhor në Kiev, ku do të realizojë vizitë në Ukrainë.

Ministri Osmani, pas pritjes është drejtuar për në qytetin Borodjanka, rrethinë e Kievit, ndër rajonet më të prekur nga aksionet ushtarake.

Njëherazi, në kuadër të vizitës janë planifikuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës.

Vizita e Osmanit në Kiev është në suaza të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të Kryesimit – gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë tek njerëzit në terren që janë të prekur nga agresioni ushtarak – Fjala është për njerëzit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme Kendall Jenner ka thyer rregullat e rrjetit…