Osmani: Nuk kam pasur asnjë marrëveshje me Listën Serbe

03 shkurt 2020 | 21:02

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar para mediave lidhur me votimin që i është bërë nga ana e deputetëve të Listës Serbe.

Osmani ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me deputetët serbë, por ata vetë kanë shprehur dëshirën për të votuar pro zgjedhjes së saj, transmeton Telegrafi.

“Nuk kemi pasur marrëveshje me Listën Serbe për zgjedhjen time si kryetare e Kuvendit. Kemi pasur diskutime me ta nëse kanë vullnet për ta bërë një gjë të tillë. Sepse akti i zgjedhjes së institucioneve nuk ka të bëjë me koalicionin qeverisës, siç e ceka në seancë unë do të jem kryetare e të gjithëve pavarësisht dallimeve politike apo etnive, dhe ata thanë se duan ta bëjnë këtë si akt të vullnetit të mirë dhe nuk ka pasur marrëveshje”, është shprehur Osmani.

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit me 65 vota, nga 67 deputetët e pranishëm në seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e sotëm të deputetëve…