Vjen mesazhi i presidentit pas votimit të qeverisë së re

03 shkurt 2020 | 20:57

Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritur votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re.

“Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi e ka publikuar listën për ndeshjet e mbetura të…