Osmani për ‘Epopenë e Dukagjinit’: Nderim përjetë për të gjithë heronjtë e UÇK-së

24 mars 2024 | 13:12

24 marsi shënon një ngjarje tjetër historike për çlirimin e Kosovës.

26 vjet më parë, në vitin 1998-të nisi rezistenca në fshatin Gllogjan të Deçanit ndaj forcave serbe që i kishin rrethuar banorët.

Kjo ngjarje historike njihet me emrin “Epopeja e Dukagjinit”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se kjo epope është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj në këtë ditë e fituan përjetësinë, duke u bërë heronjtë tanë të përhershëm. Kjo Epope përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë dhe është dëshmi se për lirinë tonë dhanë kontribut të madh edhe aleatët tanë. Nderim përjetë për të gjithë heronjtë e UÇK-së, sikurse edhe për aleatët tanë të palëkundur që na qëndruan përkrah në përmbushjen e ëndrrës sonë për liri e shtet”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, ka mbajtur në një takim…